Shqipëri – Spanjë, tifozët kanë një befasi për këta dy futbollistë (FOTO)

Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj janë dy futbollistët me origjinë nga Reçi i Malësisë së Madhe.

Sport

08/10/2016 13:15

Shkodra është “shtëpia” më e re e Kombëtares. “Loro Boriçi” i rikonstruktuar plotësisht rezultoi me fat për kuqezinjtë në takimin e parë hapës të fazës eliminatore të Botërorit.

Përfaqësuesja e De Biasit arriti të fitonte 2-1 ndaj Maqedonisë. Fakti që kuqezinjtë do t’i luajnë takimet në Shkodër, është një mundësi shumë e mirë për sportdashësit e Malësisë së Madhe që të jenë të shumtë në numër, për shkak të afërsisë.

Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj janë dy futbollistët me origjinë nga Reçi i Malësisë së Madhe.

Dhe në atë zonë ndihen krenarë për lojtarët që përfaqësojnë fanellën kuqezi. Madje, Balaj po rezulton i suksesshëm, përcjell “Panorama Sport”.

Në dy takimet e para ka shënuar dy gola dhe për të shprehur mbështetjen maksimale ndaj idhujve të tyre mësohet se rreth 200 sportdashës nga Kopliku po përgatisin një surprizë për Hysajn dhe Balajn për takimin e së dielën ndaj Spanjës.

Mësohet se ata po përgatisin portrete të mëdha për Balajn dhe Hysajn, që t’i shpalosin në përballjen e së dielës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.