Shqipëri – Spanjë, njoftim nga Plisat (FOTO)

Plisat kanë bërë një njoftim të rëndësisyhëm para duelit mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Sport

01/10/2016 14:31

Biletat për ndeshjet e 9 tetorit Shqipëri-Spanjë janë shitur dhe tashmë kush ka mundur i ka siguruar.

Stadiumi “Loro Boriçi” pritet të jetë në kapacitet të plotë gjatë sfidës ndaj skuadrës së Lopeteguit.

Një fakt interesant ndërkohë konfirmohet nga tifo grupi i njohur i kombëtares kuqezi, “Plisat”., përcjell “Albeu.com”.

Tifozët kosovarë kanë zgjedhur Shqipërinë, me 450 bileta të prenotuar, ndërkohë që ata nuk do të mbështesin Kosovën, e cila ndërkohë do të luajë ndaj Kroacisë, në të njëjtën stadium, por më 6 tetor.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.