Shqipëri, shpëtohet pushuesja pasi ishte duke u mbytur në thellësi të detit

Ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit, ndërsa ka rrezikuar të mbytej në det.

Lajme

22/07/2018 19:02

Vajza është nxjerrë në breg të detit në gjendje të rëndë nga pushuesit që ndodheshin atë moment në vendngjarje.

Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Durrësit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Vajza ishte zhytur në thellësi dhe ka pasur vështirësi në frymëmarrje.

E reja ka mundur të dalë vetë deri në një pikë të detit, më pas ka kërkuar ndihmë nga pushuesi të cilët e kanë ndihmuar të dalë në breg