Shqipëri-Serbi, në mesin e rivaliteteve më të egra në futboll

Revista e njohur futbollistike “FourFourTwo” ka publikuar një artikull me 8 ndeshjet të cilat mbartin rivalitetin më të egër në arenën ndërkombëtare.

Sport

03/11/2016 17:35

Mes të tjerave, në listë nuk mund të mungonte edhe derbi i Ballkanit, Serbi-Shqipëri. Më poshtë mund ta lexoni përshkrimin e revistës për rivalitetin shqiptaro-serb.

“Kjo ndeshje nuk ishte luajtur asnjëherë para 14 tetorit të 2014, por ajo çfarë ndodhi e bëri atë menjëherë një nga përballjet më të ndezura. Pretendimet e Serbisë mbi Kosovën, pjesa dërrmuese e popullsisë të së cilës është shqiptare, është një çështje e vjetër mosdakordësie mes palëve.

Megjithatë, askush nuk e mendonte se Ismail Morina, një shqiptar që jeton në Itali, do të kishte sukses në pilotimin e një droni me telekomandë mbi stadiumin “Partizani” në Beograd, duke shpalosur një flamur që e përfshinte Kosovën në atë që quhet “Shqipëria e Madhe”.

Ky moment solli shpërthimin e dhunës në fushë dhe tribuna, dhe pasi situata u qetësua, Shqipërisë iu akordua fitore 0-3 në tavolinë, çka e ndihmoi në kualifikimin për në “EURO 2016”.

Frika për ngjarje të ngjashme një vit më pas në përballjen në Elbasan u shua për shkak të masave të rrepta të sigurisë. Serbia fitoi ndeshjen 0-2, por është e vështirë që këto dy ekipe të lejohen të përballen sërish”. 

Ndeshjet e tjera të përfshira në listë janë:

  1. Angli – Skoci
  2. Brazil – Argjentinë
  3. Japoni – Korea e Jugut
  4. Egjipt – Algjeri
  5. Gjermani – Holandë
  6. Honduras – El Salvador
  7. SHBA – Meksikë