Shqipëri: Sekuestrohet Agon Channel,urdhër arresti për pronarin

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 60 për qind të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, dhe shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”.

Lajme

08/06/2015 23:18

Gjithashtu organi i akuzës ka lëshuar një urdhër-arresti për biznesmenin italian dhe pronarin e televizionit Agon Channel, Francesco Beccheti me akuzën e pastrimit të parave, ndërkohë që ka vënë në pranga financieren e këtij të fundit, Erjona Troplini.

Të dyshuara për pastrim parash, organi i akuzës ka marrë lejen e gjykatës për të sekuestruar të gjitha këto kompani që janë nën pronësi të iltaianëve Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini,transmeton Lapsi.al