Shqipëri, sekuestrohet 1 ton kanabis

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar kundër trafikut të narkotikëve çoi në sekuestrimin e një gomoneje me me rreth 1 ton kanabis. Sipas burimeve zyrtare të policisë është arrestuar  skafisti, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Lajme

22/04/2018 16:01

Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve të Policisë shqiptare, Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhës kundër trafikimit të narkotikëve.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantët gjatë ndjekjes me helikopterë të Frontex dhe mjete detare, e hodhën drogën në det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.

Afër brigjeve italiane skafistët u perpoqën të largoheshin dhe u hodhën në det.

Forcat italiane kanë arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plotë të rastit.

Për shkak të sekretit hetimor, policia nuk ka publikuar të tjera informacione.