Shqipëri: Përfshihet nga flakët vetura e kosovarit

Një automjet i tipit BMW me targa zvicerane është përfshirë nga flakët ndërsa ishte i parkuar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës gjatë ditës së diele.

Lajme

21/02/2016 22:05

Burime nga policia kanë bërë të ditur se automjeti është në pronësi të shtetasit M.H., 28 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Zvicër.

Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit në automjet nuk ka pasur persona, por flakët kanë dëmtuar pjesën e përparme të automjetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet./ TopChannel