Shqipëri, opozita bllokon përsëri seancën parlamentare – Lajmi.net
Shqipëri, opozita bllokon përsëri seancën parlamentare
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 23:26, 7 June 2018
Në pamundësi për vazhdimin e seancës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjet që ishin planifikuar për seancën e sotme, duke përfshirë edhe projektligjin për funksionimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë përsëri është përfshirë nga tensione dhe debate mes deputetëve të maxharancës dhe atyre të opozitës, duke shkaktuar ndërprerjen disa herë dhe bllokimin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas prezantimit të raportit vjetor të Autoritetit të Mediave Audiovizive, lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit, i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës.

Basha ka insistuar që në seancë të ishte i papranishëm ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që sipas liderit të opozitës, duhet të përgjigjet për akuzat rreth vëllait të tij.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar një audio përgjim ku pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, “organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.” Nisur nga ky publikim, opozita në javët e fundit bllokon ecurinë e seancave parlamentare.

– Miratohet Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Në pamundësi për vazhdimin e seancës dhe zhvillimin e debatit për projektligjet, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjet që ishin planifikuar për seancën e sotme, duke përfshirë edhe projektligjin për funksionimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Ky projektligj është miratuar me 74 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa deputetët e opozitës nuk votuan.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka për mision sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë e caktuara si prioritare për diasporën.

Fondi ka gjithashtu si objektiv mbështetjen e anëtarëve të diasporës për të mundësuar kontributin e tyre në çështjet arsimore, kulturore, shëndetësore dhe të zhvillimit rural.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO