Shqipëri – Maqedoni, lajmi i fundit nga Gjimshiti

Berat Gjimshiti është gati të zbresë në fushën e lojës për vazhdimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sport

06/09/2016 12:38

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati të luajë minutat e mbetura të sfidës me Maqedoninë. Pas ndeshjes, pati një frikë për mbrojtësin Gjimshiti për të cilin u tha se është dëmtuar, por lojtari është gati të zbresë në fushën e lojës.

Për shkak se De Biasi kishte bërë të treja zëvendësimet, atëherë dëmtimi i Gjimshitit do të thoshte se kuqezinjtë do të luanin me 10 lojtarë, por mbrojtësi është riaftësuar në kohë, raporton “Top Channel”, përcjell “Lajmi.net”.

Ndërkohë, ndërprerja e ndeshjes ka gjetur të pa përgatitur Federatën Shqiptare të Futbollit e cila nuk kishte pronotuar asnjë hotel për lojtarët. Për këtë arsye, kombëtarja është detyruar të kalojë natën në një hotel në Bushat.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.