Shqipëri – Maqedoni, lajm shumë i keq nga Shkodra

Reshjet e shiut nuk janë ndalur ende në Shkodër, para vazhdimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sport

06/09/2016 13:10

Shqipëria ndeshet sot me Maqedoninë në ora 14:00, në vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë nga mbrëmja e së hënës.

Por, nga Shkodran vijnë lajme të keqija.

Siç raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa, në Shkodër vijojnë reshjet e shiut, ndërsa edhe atmosfera nuk është e njëjtë si ajo e mbrëmjes së të hënës, përcjell “Lajmi.net”.

Gjithsesi, lojtarët janë shumë të përqendruar dhe do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë takimin dhe të marrin tre pikët e para.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.