Shqipëri – Maqedoni, FSHF cakton çmimin e biletave

Ndeshja do të luhet më datën 5 shtator në stadiumin e Shkodrës.

Sport

09/07/2016 14:40

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë të kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” ndaj Maqedonisë.

Ndeshja do të luhet më datën 5 shtator në stadiumin e Shkodrës. Çmimet e biletave variojnë nga 1 mijë lekë deri në 8 mijë lekë, ndërsa blerja e tyre mund të bëhet online në faqen e FSHF-së (fshf.org).

Ja si janë çmimet sipas tribunave:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4                                              1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5                                                             1.500 lekë

D1, D4                                                                            2.000 lekë

D2, D3                                                                            3.000 lekë

A, B                                                                                8.000 lekë

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.