Shqipëri-Katar, ky futbollist vrapoi më së shumti

Gjatë grumbullimit kuqezi, që në ditën e parë ajo që u vu re ishin disa jelekë të veçantë që futbollistët kuqezi mbanin veshur mbi fanellat e tyre.

Sport

30/05/2016 11:53

Në sfidën me Katarin të fituar 3-1, kuqezinjtë i kishin të veshur këta jelekë vetëm se nën fanella. Supersport ka arritur të zbulojë, për kilometrat që secili prej tyre ka bërë në fushë.

Ai që ka vrapuar më shumë se të tjerët ishte Andi Lila, që në totalpërshkoi 12.8 kilometra gjatë 90 minutave që qëndroi në fushë.

Mesfusha në fakt në ndeshjen me Katarin ishte në total reparti që spikati më shumë ndërsa për Lilën është konfirmimi si një prej lojtarëve kuqezi që jep gjithçka në fushë duke treguar përkushtim maksimal dhe profesionalizëm si në stërvitje.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.