Shqipëri – Izrael, “sulm” nga ISIS

“Mossad” ka sjellë në Tiranë informacione se gjatë ndeshjes së 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të zhvillohet në Shkodër mund të kishte një atentat terrorist.

Sport

08/11/2016 08:42

Arrestimet e bëra ditën e diel në Shkodër, duket se kanë ardhur pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga ana e shërbimeve sekrete izraelite.

Panorama shkruar sot se “Mossad” ka sjellë në Tiranë informacione se gjatë ndeshjes së 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të zhvillohet në Shkodër mund të kishte një atentat terrorist.

Pikërisht kjo ka sjellë edhe vënien në lëvizje të autoriteteve shqiptare që vunë në pranga 4 persona, të akuzuar si ekstremistë dhe të lidhur me ISIS.

Gjithashtu në kuadër të këtij aksioni në pranga u vendosën edhe disa shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.