Shqipëri – Izrael, lajm shumë i keq për tifozët në “Elbasan Arena” (FOTO)

Sot dita ka nisur me shi, ndërkohë që parashikohet stuhi shiu në qytetin e Elbasanit gjatë orëve të mbrëmjes, por në stadium nuk do të lejohen as çadrat për t’u mbrojtur nga shiu.

Sport

12/11/2016 10:21

Policia ka publikuar dje planin e masave për sfidën ndaj Izraelit, teksa ata janë shumë të rrepta për tifozët që kanë menduar të jenë në stadium sonte në mbrëmje.

Sot dita ka nisur me shi, ndërkohë që parashikohet stuhi shiu në qytetin e Elbasanit gjatë orëve të mbrëmjes, por në stadium nuk do të lejohen as çadrat për t’u mbrojtur nga shiu, raporton Albeu.

Shumë tifozë që kanë qenë në mëdyshje mund të zgjedhin për të mos shkuar në stadium për shkak të kushteve të vështira të motit. Një pjesë e tyre mund të “bojkotojnë” një ndër ndeshjet më delikate.

Mbetet të shihet nëse tifozët do të sakrifikojnë si gjithmonë për një ndeshje të kombëtares, apo jo.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.