Shqipëri – Itali? Ja çfarë thotë Agolli

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, tregon se gjendja e tij fizike ka ardhur në përmirësim dhe është i gatshëm për ta përballur ndeshjen ndaj Italisë.

Sport

08/10/2017 17:14

Në konferencën për shtyp para takimit, ai tha se për kuqezinjtë nuk kanë rëndësi vetëm rezultatet, por edhe ngritja e nivelit të lojës.

“Kam punuar mirë këtë periudhë. Jam mjaft mirë fizikisht. Gjithmonë gjendja ka ardhur duke u përmirësuar. Janë dy skuadrat nga më të mirat në botë. Sidomos Spanja. Duhet një gjendje fizike e mirë për t’i përballuar.”

Ndeshja me Italinë në aspektin personal

“Këto ndeshje përjetohen me emocion ndryshe. Këto janë ndeshje që të ngrenë adrenalinën, nëqoftëse misteri do më fusë në formacion. I kemi analizuar gabimet e bëra me Spanjën. Nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati, por të ngrihemi sa më shumë në lojën tonë.”