Shqipëri-Iran, miqësorja para Botërorit 2018

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, mes FSHF-së dhe federatës iraniane të futbollit, presidenti i kësaj të fundit, ka folur edhe për shkëmbim eksperiencash me Kombëtaren tonë. Kujtojmë që Irani është pjesëmarrës në Kupën e Botës në Rusi, dhe është shortuar në grup me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun.

Sport

04/12/2017 21:16

Shqipëria ka luajtur me të dyja vendet gadishullit iberik, dhe një miqësore me ekipin e Panuçit do të ishte një informacion plus, për kombëtaren iraniane të futbollit, e cila drejtohet po nga një portugez, Karloz Kueiroz.

Presidenti i federatës iraniane, Mehdi Taj, për mediat vendase, ka thënë se një miqësore mund të jetë shumë pranë realizimit, dhe mbetet vetëm të saktësohet axhenda e ndeshjes. “Shqipëria ishte në një grup me Spanjën në kualifikueset e Botërorit dhe ka luajtur edhe kundër Portugalisë, duke e mundur një herë. Kjo është diçka e mirë, të cilën ne mund ta shfrytëzojmë”, – tha Mehdi Taj.