Shqipëri – Bosnjë e Hercegovinë, ja çfarë ka ndodhur 4 orë para ndeshjes (FOTO)

Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina takohen sonte me fillim nga ora 18:00.

Sport

28/03/2017 13:48

Interesimi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnjës është rritur. Tribunat e “Elbasan Arenës” pritet që sot në takimin që do të fillojë në orën 18:00 të kenë një numër të konsiderueshëm të pranishmish, raporton “Panorama Sport”.

Në ditët e kaluara interesimi për këtë ndeshje ka qënë i ulët teksa rrallëherë kishte njerëz para biletarisë së stadiumit të Elbasanit, ndërsa sot në ditën e ndeshjes interesimi është rritur ndjeshëm, aq sa janë krijuar edhe radhë të tifozëve që kërkojnë të blejnë bileta.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6