Shqipëri: Arrestohet për korrupsion ish-drejtori i burgjeve

Është arrestuar këtë të martë ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Artur Zoto.

Lajme

21/02/2017 17:46

Zoto akuzohet për korrupsion, konkretisht për marrje ryshfeti në këmbim të tolerimeve në ambjentet e burgut.

Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Zoton, i cili sot ka rënë në pranga.