Shqipëri: Ambasadori italian viziton çadrën e protestuesve

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka vizituar çadrën ku prej tre ditëve po zhvillohet protesta për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

Lajme

20/02/2017 18:37

 

Italiani qëndroi për disa minuta, ku bisedoi me disa deputetë dhe me këshilltarin e Lulzim Bashës, Roberto Caparrota.

Ambasadori Italian Cutillo e ka cilësuar kauzën e protestës si të drejtë ndërsa ka premtuar se do ta vizitojë sërish çadrën.

Gjithashtu mësohet se ambasadori ka vlerësuar zhvillimin e protestës në mënyrë paqësore.