Shqipëri, 35 persona të identifikuar për zjarrvënie të qëllimshme

Një pjesë e mirë e zjarreve që kanë goditur vendin javët e fundit janë të qëllimshme dhe motivet janë kryesisht dy.

Lajme

15/08/2017 13:53

Policia e Shtetit raportoi në Prokurori në lidhje me hetimet për zjarrvëniet në zona të ndryshme të vendit. Sipas uniformave blu, janë identifikuar 35 persona si përgjegjës për 34 vatra zjarri në mbarë vendin.

Policia thotë se motivet kryesore të zjarrëvënies së qëllimshme janë dy; hapja dhe ripërtëritja e kullotave dhe hapja e tokave të reja.

Policia thotë se 12 prej të dyshuarve janë ndaluar, 9 të tjerë po ndiqen me akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu, Policia thotë se është e angazhuar në shërbime shtesë për parandalimin e zjarreve, ndërkohë që mbi 3500 punonjës të saj janë në terren për fikjen e flakëve.