Shqipëri, 3 në 4 aborte vetëm sepse fëmija ishte vajzë

Shefi i repartit të Obsetri Gjinekologjisë Bejkush Shehaj flet për rritje të këtij fenomeni.

Lajme

02/01/2019 15:04

“Ka ndodhur që kanë bërë 3 apo 4 aborte, që është për tu alarmuar vetëm sepse ishte e seksit femër”.

Një nga shkaqet kryesore është tendeca e çifteve që preferojnë të kenë vetëm dy fëmijë.

“Po të ruhet trendi me tre fëmijë do të ishte mrekulli, sepse dy fëmijë zëvendësojnë çiftin nuk ka rritje të popullsisë” thotë Shehaj.

Ndërkohë një numër të rinjsh vendosin të lindin jashtë Shqipërisë për shkak të përfitimeve që ata kanë./oranews