Shqetësohen grekët: Shqiptarët po na vjedhin lulet me mushka!

Grekët kanë ngritur një shqetësim të ri së fundmi ndaj shqiptarëve. “AFP” ka publikuar një shkrim ku thotë se shqiptarët po kalojnë kufirin ilegalisht me Greqinë dhe po vjedhin bimë medicinale me vlerë në tregun europian.

Lajme

01/06/2018 13:30

 “Grupe të organizuara vendosen në mal, duke jetuar në kasolle të improvizuara. Ata mbledhin sasi të mëdha bimësh dhe i transportojnë ato me anë të mushkave në territorin shqiptar”, tha për AFP Yiannis Spirou, pronar i një zone alpine në një lartësi prej 1400 metrash në malin e Gramozit.

Bima më e çmuar është “Primula veris”, e cila sipas qytetarëve grekë nuk rritet në zonën shqiptare. Kjo bimë besohet se lufton infeksionet respiratore, urinare dhe lodhjen.

“Është viti i parë që e kemi vërejtur kanë lëvizje. Është e lehtë të kalosh kufirin dhe të mbërrish në këto zona nga Shqipëria. Ka disa njerëz që janë të angazhuar në këtë aktivitet. Ne kemi dhënë të gjitha udhëzimet për autoritetet përkatëse dhe po përpiqemi ta trajtojmë këtë çështje”, u shpreh Nikos Papaefthymiou, shef i departamentit lokal të pyjeve.