Shqetësime se ISIS do të sulmojë në Euro 2016

I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) ka target kryesor që të kryej sulme gjatë kampionatit EURO 2016.

Bota

27/05/2016 23:38

Kështu ka deklaruar kreu i shërbimit të brendshëm gjerman, Hans-Georg Maassen, transmeton lajmi.net

Komentet nga Hans-Georg Maassen, kreu i Zyrës Federale të Gjermanisë për mbrojtjen e Kushtetutës, vinë pasi besohet se ISIS është e përgatitur për një fushatë sulmesh me bomba, në turma të mëdha në vendin e tij.

Franca, ku militantët vranë 130 persona në disa sulme të koordinuara në kafene, stadiume futbolli dhe salla koncertesh në Paris, sivjet do të jetë nikoqir i EURO 2016, i cili fillon më 10 qershor për një muaj, në dhjetë stadiume në vend./lajmi.net