Shqetësim i madh për Liverpool para ndeshjes me Bayern, super sulmuesi në dyshim

Trajneri dhe tifozët e Liverpool kanë pranuar një lajm shumë shqetësues në prag të ndeshjes me Bayern Munich.

Sport

18/02/2019 18:01

Roberto Firmino ka munguar në stërvitjen e skuadrës, si pasojë e problemeve me gripin, transmeton lajmi.net.

“The Reds” mbeten me shpresën se braziliani do të rikuperohet në kohë, por ai është në dyshime të mëdha.

Jurgen Klopp gjithashtu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Dejan Lovren, pasi edhe ai mungoi në stërvitjen e së hënës.

Ky shqetësim është shumë i madh, pasi as Van Dijk e Joe Gomez nuk do të jenë të gatshëm, duke nënkuptuar se Fabinho do të paraqitet në qendër të mbrojtjes me Joel Matip.

Mbetet të shihet se si Jurgen Klopp do ta organizojë skuadrën me gjithë këtë numër të mungesave. /Lajmi.net/