Shpronësimi nxitë ndërtimet afër KEK-ut (Video)

Pak punë i mbeten familjes Mjeku në Shipitullë të Obiliqit që ta kompletoj ndërtimin e shtëpisë se re.

Lajme

09/09/2016 07:39

Por ende pa hyrë familja nuk e di se sa kohë do ta shfrytëzoj atë.

Kjo shtëpi e shumë të tjera rreth saj u ndërtuan së fundmi në Fushën e Mihjes së Re ku Korporata Energjetike e Kosovës planifikon të nxjerr thëngjill në të ardhmen e afërt, njofton Klan Kosova.

Në fakt Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mars të 2009 nxori vendim për  shpallje të kësaj zone interes të veçantë ekonomik për projektin “Fusha e Mihjes së Re” konform Kornizës së Politikave për Zhvendosje për këtë zone.

Por KEK-ut i doli telashe me shpronësimin e ndërtimeve ilegale.

YouTube player