Shpronësimi i prek edhe 12 zona për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit

Shpronësimi është njëri nga proceset më të rëndësishme për ndërtimin e rrugëve të ndryshme në Kosovë. Shpesh ky proces ka sjell probleme dhe ka ditur të zvarrisë projektet infrastrukturore.

Lajme

04/01/2018 21:28

E një vendim për shpronësim Qeveria e Kosovës e ka miratuar edhe në mbledhjen e sotme, shkruan Ndërtimi.info

Ajo,  ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Pronat gjenden ne zonat kadastrale Doganaj, Soponicë, Rekë, Nikaj, Biqec, Koxhaj, Gajre, Gjurgjidell, Kaçanik, Kaçanik i Vjetër të Komunës së Kaçanikut dhe në zonat kadastrale Paldenicë dhe Pustenik të komunës Hani i Elezit.