“Shpresoj që CR7 të mos jetë në ditën më të mirë kundër nesh”

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, shpreson se Cristiano Ronaldo të mos jetë në ditën më të mirë në përballjen ndaj tyre.

Sport

13/04/2018 19:10

Bayern Munich dhe Real Madrid do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Heynckes duke e komentuar përballjen me Realin e Madridit, ka thënë se Ronaldo di të jetë shumë i rëndësishëm në këto përballje, duke uruar që ai të mos jetë në ditën e tij më të mirë.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, me Messin. Ai është absolutisht i klasit botëror. Ai punon çdo ditë, gjë që është e lavdërueshme”, ka deklaruar Heynckes.

“Ka ditur të jetë shpesh vendimtar në ndeshje sikur këto, shpresoj që kundër nesh të mos jetë në ditën më të mirë”./Lajmi.net/