Shpresë për ata që vuajnë nga skleroza, gjendet proteina çelës – Lajmi.net
Shpresë për ata që vuajnë nga skleroza, gjendet proteina çelës
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 21:30, 9 March 2018
Skleroza është një sëmundje e cila prek kryesisht moshat e treta.

Njerëzit me sklerozë, në momente krizash mund të largohen dhe harrojnë jetën e tyre të mëparshme.

Ende nuk ka një kurë për luftimin e kësaj sëmundje. Por një studim i fundit jep shpresë për pacientët. Një proteinë e zuluar është në gjendje të pengojë imigrimin e qelizave imune në tru, që sjell për pasojë sklerozën e shumëfishtë.

Rezultatet e studimit të ri të publikuar në revistën “Nature Communications”, flasin për një qasje të re se si mund të trajtohet sëmundja.

Në njerëzit e prekur nga skleroza, qelizat “T” kalojnë pengesën hematoencefalike mes sistemit të qarkullimit të gjakut dhe sistemit nervor qëndror. Kjo sjell probleme në mbulesën mbrojtëse të fibrave nervore, problem i cili dëmton funksionin e qelizave nervore shkruan LaRepublicaPër të parandaluar këtë process të sëmundjes, hulumtuesit e Universitetit Medical Center në Mainz në bashkëpunim me Universitetin e Montrealit kanë sjellë një qasje të re duke u bazuar te proteina EGFL7, një proteinë që ka treguar të ketë një ndikim mbi migracionin e qelizave imune.

Kjo protesinë pengon qelizat imune të hyjnë në sistemin nervor qëndror, duke parandaluar dëmtimin e qelizave nervore. Me këtë gjetje studiuesit shpresojnë se mund ta trajtojnë sklerozën. /noa/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO