Shpresa që “Trepça” do të shndërrohet në ndërmarrje publike

Ministria e Zhvillimit Ekonomik shpreson që në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës të miratohet, në lexim të parë, projektligji për shndërrimin e “Trepçës” në ndërmarrje publike.

Lajme

09/04/2014 21:41

Sipas kësaj ministrie, me kalimin e “Trepçës” në ndërmarrje publike do të hapej një faqe e re e zhvillimit. Mirëpo, ndryshimi i statusit të saj juridik nuk pritet të rrisë ndihmën e shtetit. Kjo për faktin se Qeveria nuk do të mund të japë asnjë cent për nevoja të investimeve në “Trepçë”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka thënë se kjo ndërmarrje mund të marrë hua apo të hyjë në kredi. Edhe pse pranon se sfidë mbetet ende pjesa e “Trepçës” në veri, Ismajli ka thënë se edhe ajo do të zgjidhet me kohë, pa specifikuar ndonjë afat.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku përkrah vendimin për kthimin e “Trepçës” nën juridiksion të shtetit. Ai për KTV-në tha se ndërmarrja mund të zhvillohet, po qe se menaxhmenti i saj konkurron me projekte, që do të ishin në interes të dhënies së huave apo kredive për zhvillim.