Shprehitë që ju trashin

Për t’u trashur, nuk ‘përkujdesen’ vetëm kaloritë, teprimi i karbohidrateve apo teprimi në ushqim. Studimet e fundit amerikanë kanë nxjerrë në pah disa shprehi të këqija të njerëzve, të cilat bëjnë që të trashemi. Zakone, të cilave ndoshta ne nuk ju kushtojmë shumë rëndësi, sepse i konsiderojmë si të mira, por në realitet, për një…

Lifestyle

27/12/2013 06:30

Për t’u trashur, nuk ‘përkujdesen’ vetëm kaloritë, teprimi i karbohidrateve apo teprimi në ushqim. Studimet e fundit amerikanë kanë nxjerrë në pah disa shprehi të këqija të njerëzve, të cilat bëjnë që të trashemi. Zakone, të cilave ndoshta ne nuk ju kushtojmë shumë rëndësi, sepse i konsiderojmë si të mira, por në realitet, për një periudhë më afatgjate, ato mund të bëjnë që ta humbim formën tonë të dikurshme, duke shtuar peshë, për të shkuar deri në obezitet. Të shohim se për çka flasin ekspertët:

Duke ngrënë më miqtë

Ne e dimë se duke ngrënë në shoqëri, mbi të gjitha nëse është ushqim i mirë, e rrit oreksin dhe me këtë rasti i harrojmë rregullat dietike të cilat ia kemi vendosur vetes. Sipas asaj që shkruan ‘New England Journal of Medicine’, ndarja e një vakti me një mik obez, e rrit mundësinë prej 50% për t’u trashur. Pra, edhe kur të dalim me njerëz të dashur, të cilët nuk kanë kontroll në ushqim, mos e ndiqni rrugën e tyre dhe veproni ndryshe.

Duke marrë ushqim të lehtë

Përdorimi i drishrave në mënyrë të rregullt nuk do të thotë domosdoshmërisht se jemi duke bërë mirë nga pikëpamja ushqyese. Ne ndoshta nuk e dimë, por drithrat dhe thekërat përbajnë sheqerna dhe gjëra tjera të dëmshme, që nuk ndihmojnë assesi në dobësim. Për kërkuesi nga ‘Texas Health Science Center’ në San Antonio, kush konsumon ushqim të lehtë çdo ditë, trashet 70% më shumë sesa ata që nuk e praktikojnë këtë. Këshillë për ta? Të hanë më pak është më mirë, në vend se ta bëni një përdorim të tepruar të këtij lloj produkti.

Duke ndenjur vonë

Duke fjetur orë të mjaftueshme, kjo bën që të ulet akumulimi i yndyrës, ndërsa nëse flemë më pak se shtatë orë në natë, ka tendencë për të shtuar peshë. Disa studiues nga ‘University of Washington’ kanë zbuluar se kush fle rehat dhe me orar, ka më pak mundësi të trashet, me kusht që ai ta kalojë një jetë aktive.

Agjenda e jonë

Një jetë e pasur me angazhime (me punë dhe pa të), një agjentë të mbushur me takime dhe pa pasur kohë kurrë të ulesh dhe të mendosh për veten. Stresi dhe ankthi mund t’ju detyrojnë të hani më shumë dhe të konsumoni më pak kalori. Përgjegjësia? Është e kortizolit, i njohur zakonisht si hormon i stresit, i cili e rrit apetitin dhe akumulimin e yndyrës në bark. Ndër të tjera, tejkalimi i angazhimeve e favorizon shprehinë e ngrënies, duke e pasur parasysh kohën e shkurtër për t’ia kushtuar ushqimit tonë të përditshëm dhe të shëndetshëm. Ne, parimisht duhet t’i ndjekim disa rregulla, të tilla si ushqimet e shëndetshme dhe së paku një orë relaks, larg kompjuterit dhe telefonit celular.

Ushtrimet fizike

I vetëm, ushtrimi fizik nuk mjafton. Ju mund të shkoni në palestër duke ushtruar me orë të tëra, por kjo nuk sjell aspak sukses nëse nuk arrini ta mbani balancën edhe në ushqim. Nëse pas ushtrimeve shkoni dhe hani pa kontroll, nuk keni bërë asgjë. Kombinimi i ushtrimeve me një ushqim të shëndetshem, e sjell suksesin e dëshiruar.