Shpojnë betonin 2.5 metra për të vjedhur ar

Një vjedhje spektakolare e kanë cilësuar mediat e britanike, ku preh e grabitësve ka rënë institucioni i depozitave “Hatton Garden” në Lodër.

Bota

22/04/2015 16:21

Mësohet se hajdutët kanë arritur të hapin një rrugë, duke shpuar një bllok betoni prej afro 2.5 metra, për të depërtuar tek 72 kutitë përplot me ar, në vlerë prej 60 milionë sterlina.

Fotografitë e publikuara kanë treguar qartë aksionin e ekspertëve, të cilët grabitën sasinë e parave. Në foto shihen kutitë e depozitës të boshatisura dhe të hedhura përtokë, por dhe shumë mjete të tjera me të cilat vjedhësit hapën rrugën e tyre. Policia ka bërë me dije se kjo bandë është tepër profesioniste, ndërsa dyshohet se këta janë autorë të disa grabitjeve të ndodhur, siç ishte dhe ajo vjedhjes së një banke në Berlin.

betoni5 betoni4 betoni3 betoni2