Shpjegon zëdhënësja e BE-së: A është Kosova shtet sovran, ashtu siç tha dje Mogherini në Prishtinë?

Zëdhënësja e Komisionit Europian Catherine Ray ka thënë se Bashkimi Europian nuk e ka ndryshuar qëndrimin rreth statusit të Kosovës sa i përket njohjeve, pasi ajo i takon ekskluzivisht shteteve anëtare të organizatës.

Lajme

27/03/2015 19:39

Ray është pyetur rreth deklaratave të Federica Mogherini dje në Prishtinë e cila tha e Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane.

“Bashkimi Evropian nuk e ka ndryshuar qëndrimin rreth statusit të Kosovës sa i përket njohjeve, pasi ajo i takon ekskluzivisht shteteve anëtare të organizatës”, tha Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e djeshme të dhënë në Prishtinë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se Serbia dhe Kosova janë shtete sovrane dhe në qoftë se kjo do të thotë, se BE-ja ka ndryshuar qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës, Ray deklaroi se BE-ja nuk njeh shtete, por shtetet anëtare të saj.

“Mogherini dje vizitoi Kosovën, ku temë kryesore ishte dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u përtëri në muajin shkurt. Me anë të dialogut, do të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia dhe Kosova, të dyja palët janë të angazhuara në këtë dialog. Njohjen e një shteti e bëjnë anëtaret e saj”, tha Ray.

Kujtojmë se pozicioni zyrtar i BE-së rreth statusit të Kosovës është neutral, sepse pesë anëtarët e saj (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania) nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Dialogu zhvillohet në mes të dy palëve të barabarta. Dialogu zhvillohet në mes të dy vendeve të pavarura”, tha Mogerini në një debat të hapur në Prishtinë.

Përveç kësaj, ajo tha se procesi i integrimit të Kosovës në BE do të mbështetet edhe nga pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.