Shpjegohet përfundimi i serialit “The Lost”

Pas spekulimeve të shumta dhe pas katër vjetësh të përfundimit të serialit të njohur \"The Lost\", producentët e saj, Damon Lindelof dhe Carlton Cuse kanë vendosur ta shpjegojnë fundin e tij.

ShowBiz

19/03/2014 23:21

Kur pas 6 sezoneve, në vitin 2010 është dhënë episodi i fundit i serialit “Të humburit”, shumë adhurues nuk kanë qenë të kënaqur me përfundimin e tij me arsyetimin se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

Pas spekulimeve të shumta dhe katër vjet pasi ka përfunduar seriali, producentët e tij, Damon Lindelof dhe Carlton Cuse kanë vendosur ta shpjegojnë fundin.

Edhe pse shumica kanë menduar se ujdhesa ishte një purgator, del se në fakt ka qenë diçka tjetër.

“Jo, jo, jo. Ata nuk kanë qenë të vdekur gjatë gjithë kohës. Personazhet i kanë shpëtuar rënies së aeroplanit dhe vërtetë kanë qenë në ujdhesë. Ata kanë vdekur në skenën e përfundimtare, në kishë, duke përfunduar në parajsë”, kanë sqaruar producentët dhe kanë shtuar se ata kanë dashur që seriali të paraqesë një metaforë për ata njerëz të cilët janë të humbur dhe janë në kërkim të kuptimit dhe qëllimit të jetës.

“E kemi ndjerë që fundi duhet të jetë spirituoz, të flet për fatin”, kanë përfunduar Damon Lindelof dhe Carlton Cuse.

Ekipi i serialit “The Lost” është bashkuar për ta festuar 10 vjetorin e fillimit të transmetimit të “të humburve”.

(KultPlus.com)