Shpikjet më të fundit të teknologjisë do t’ju lënë pa fjalë (Video)

Ideja për të shpikur diçka paraqitet fillimisht në letër ose në kompjuter, duke shkruar ose vizatuar, duke gabuar e sërish duke e rregulluar, duke bërë modele të ndryshme, duke eksperimentuar, duke testuar që shpikja të dalë në formën e saj të plotë.

Auto & Tek

08/05/2017 14:55

Progresi i ideve kreative është realizuar nga inxhinerë, dizajnerë, arkitektë e shkencëtarë, transmeton lajmi.net

Shumë shpikës kanë mbajtur shënime për procesin e tyre të punës, si fletore apo fotografi, duke përfshirë Leonardo da Vinçin, Galileo Galilei, Evangelista Torricelli, Thomas Jefferson dhe Albert Ajnshtajni.

Historia na tregon se koncepti i një shpikjeje në pajisje të punës nuk është gjithmonë e shpejtë, apo të themi, e drejtëpërdrejtë.

Shpikjet mund të bëhen të dobishme me kalimin e kohës, derisa ndodhin edhe ndryshime të tjera. Për shembull, parashutat u bënë më të dobishme kur fluturimi u bë realitet.

Më poshtë do të shihni shpikjet më të fundit të teknologjisë për vitin 2017. Të thjeshta dhe lehtësisht të përdorshme, e çka ju duhet tjetër? /Lajmi.net/

YouTube player