Shpikja revolucionare e shekullit 21; Brisku i rrojës me laser (Video)

Një brisk i ri i rrojes mund të jetë e ardhmja e rruajtjes, sipas krijuesve të tij. Fushata në Kickstarter që promovon këtë brisk rroje ka mbledhur më shumë se 1.6 milionë dollarë në vetëm javën e parë që nga lansimi.

Lifestyle

01/10/2015 09:20

Brisku i rrojës me teknologji të lartë është i fuqizuar nga një laser i vogël, që i prenë qimet pa i djegur ato, thonë shpikësit.

Si rezultat, ata premtojnë se pajisja e tyre nuk lë asnjë gërvishtje në lëkurë, prerje nga rruajtja, kruarje apo acarim, transmeton lajmi.net.

Plus, ata thonë se ajo është ekonomike pasi që nuk ka nevojë të zëvendësohet. Gjithashtu, tehu i briskut nuk ka nevojë për ujë, por është e mundur që ta përdorni edhe në dush.

Prototipi i briskut ishte bërë nga alumini 6061, dhe ‘Skarp’ do të thotë ‘mprehtë’ në suedisht. Laseri funksionon për 50,000 orë, me një bateri AAA mjaftueshëm për të siguruar punën e saj për rreth një muaj.

Disa njerëz tashmë e kanë blerë këtë brisk të ri në mënyrë që të kontribuojnë në fushatën në Kickstarter. (lajmi.net)

YouTube player