Shpikja londineze, autobusë që lëvizin me…kafe
Gjyshet tona thonin se mbetjet e kafesë mund të përdoren në shumë mënyra, që nga maskat e bukurisë e deri te plehu për bimët. Por, zor se gjyshet do ta kishin menduar se me to do të prodhohej edhe karburant.
Fun
Në Londër, në fakt janë vënë në lëvizje autobusët e parë që djegin mbeturinat e kafesë, falë shpikjes së 27-vjeçarit Arthur Kay.
Ky i fundit, themelues dhe presidenti i kompanisë “Bio-Bean” ideoi një proces, përmes të cilit nxjerr nga mbeturinat e pijes më popullore në botë vaj kafeje. Më pas, vaji i kafes përzihet me dieselin e zakonshëm, duke krijuar një biometan apo “B20”, siç quhet, dhe që vë në lëvizje autobusët.
Nuk bëhet fjalë për një karburant 100% të gjelbër, por përzierja me kafen ul tej mase ndotjen që krijon nafta e zakonshme.
Avantazhet e shpikjes janë të mëdha, e mes tyre përfshihen riciklimi i mbeturinave të kafes, reduktimi i dioksidit të karbonit dhe kursimi i karburantit. Deri tani, kompania “Bio-Bean” ka prodhuar 6.000 litra vaj kajefe nga mbeturinat e rreth 2.5 milionë filxhanëve.
Por, nëse llogarisim se në Britani konsumohen 2.5 miliardë filxhanë kafeje në vit, sasia e riciklimit të mbeturinave dhe karburantit më të pastër do të ishte shumë e madhe. Imagjinoni nëse kjo skemë shkon në Itali, shtëpia europiane e kafes, ku konsumohen mesatarisht 39 miliardë filxhanë kafeje në vit.