Shpikja aksidentale që do të gëzojë të gjithë

Shkencëtarët kanë zbuluar aksidentalisht një bateri telefoni që zgjat dy herë më shumë se ato aktuale.

Auto & Tek

29/06/2018 23:56

Një grup ekspertësh britanikë ranë në kontakt me një material të ri të ri të quajtur OSPC-1, që ka gjithashtu më pak gjasë që të shpërthejë. Tani ata po shpresojnë që materiali do të dyfishojë kapacitetin e baterive të litiumit, pasi është në gjendje që të mbajë një volum të lartë të joneve të litiumit.

Duke folur për The Times, Abbie Trewin, nga Universiteti i Lancaster tha: “Po provonim për të krijuar një formë të re karboni, por zbuluam këtë. Menduam, a do të ishte i mirë për bateritë? E testuam se sa jone litiumi mund të thithte dhe u surprizuam.”

Ndonëse kjo punë kërkimore, e publikuar në Angewandte Chemie është në fazat e para, ekspertët shpresojnë se në të ardhmen ky karbon të mund të zhvillohet më tej dhe të përbëjë bateritë e së ardhmes.