Shpiket zemra artificiale e cila kontrollohet nëpërmjet internetit!

Një zemër artificiale e një gjenerate të re, e kontrolluar nga interneti e cila lejon të monitorohet në kohë reale dhe në distancë gjendjen shëndetësore të pacientit tashmë është realitet.

Lifestyle

12/01/2017 00:11

Kjo nuk përbën më ndonjë çudi, pasi kjo është realizuar për herë të parë në Itali, nga një ekip i kryesuar nga mjeku Etore Vitali në klinikën “Humanitas di Rozzano”.

Pacienti, një 65 vjeçar, kaloi me sukses vendosjen e zemrës artificiale, tashmë është mjaftë mirë, duke u kthyer në shtëpi në gjendje normale.

Deri tani, zemra artificiale është vendosur me mjaftë sukses në 18 pacientë në të gjithë botën./Indeksonline/