Shpiket timoni i parë i mençur (VIDEO)

Çdo vit së paku 400.000 persona humbasin jetën në aksidente rrugore të shkaktuara nga mungesa e vëmendjes dhe koncentrimit gjatë vozitjes, ndërsa vozitësit e rinj pësojnë katër herë më shumë sesa më të rriturit.

Auto & Tek

16/01/2016 14:42

Për shkak kësaj, shpikësi i ri Xhej Ti Evarts i cili ka vetëm 19 vjet, krijoi timonin e parë të mençur i cili do të shpëtojë shumë vozitës të dekocentruar që gjatë vozitjes e kontrollojnë celularin, grimosen, dërgojnë mesazhe, kërkojnë në çantë, pinë cigare etj.

“Dekoncentrimi nuk shkaktohet vetëm nga celularët. Problemi është më i madh, sidomos tek vozitësit e rinj që sapo kanë dhënë provimin e vozitjes.

Desha të krijoj diçka që përgjithmonë do ta ndryshojë mënyrën në të cilën vozisim. “SMARTWheel” ofron ndihmë të thjeshtë për secilin vozitës dhe do t’i ndihmojë të mbetet i koncentruar në vozitje dhe në kushtet rrugore”, spjegon Evarts.

Ekipi i tij mundohet të parandalojë aksidente dhe ta mbrojë vozitësin në rast aksidenti. “SMARTWheel” është timoni i parë i mençur i cili me anën e senzorëve e lexon pozitën e drejtë të dorës në timon dhe me përdorimin e Bluetooth-it ose të një aplikacioni, paralajmëron se kur vozitësi i largon duart nga timoni.

Timoni u prezantua edhe në reality show “Shark Tank”. Testimi është shpallur në Institutin e teknologjisë në Masaçusets dhe u mbështet nga ana e presidentit Barak Obama.

YouTube player