Shpikësi i lojës i Minecraft urren të jetë miliarder

Shpikësi i lojës Minecraft, Markus Persson, është ndier gjithmonë si i izoluar që në momentin që shiti kompaninë e tij Mojang AB tek Microsoft për 1.5 miliardë dollarë. Në një numër cicërimash të postuara në llogarinë e tij në Twitter, miliarderi suedez shprehej se tani ndihej bosh dhe i pasfidueshëm.

Auto & Tek

30/08/2015 17:57

Ai shkroi: “Problemi i të pasurit gjithçka është se nuk ke më arsye përse duhet të përpiqesh, dhe ndërveprimi me njerëzit bëhet i pamundur për shkak të mospërputhjes.”

Pasuria e Persson arin në rreth 1 miliardë funte, sipas Forbes. Ai prezantoi lojën “Minecraft” për kompjuter në vitin 2009. 35-vjeçarit nuk i pëlqente më ideja që të drejtonte një kompani aq të madhe dhe të kishte aq sukses, prandaj vendosi  që ta shesë kompaninë e tij Mojang tek gjiganti softuerik Microsoft.

“Nuk jam sipërmarrës, as shef ekzekutiv. Jam një programues idiot kompjuterësh që pëlqen të marrë opinionet e të tjerëve në Twitter”.