Shpifjet për “tradhtarët” marrin hov në Rusi

Në Moskë është publikuar një listë se kush është kush në mesin e gazetarëve, aktivistëve dhe artistëve rus, të cilët thuhet se “janë kërcënim për lumturinë e bekuar dhe perfekte” pas aneksimit që i bëri Rusia gadishullit të Ukrainës.

Bota

27/03/2014 10:14

Portali, që quhet “Tradhtarët” është mishërimi i përpjekjes së fundit nga mbështetësit radikal të Kremlinit, për të ilustruar të ashtuquajturën kolona e pestë të “tradhtarëve të kombit”, të cilëve iu është referuar presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij para kombit më 18 mars.

Për 14 vjet sa është në pushtet Putini, Kremlini ka përdorur peshën e tij politike për të sulmuar anëtarët e opozitës dhe mediet e dikurshme të pavarura.

Mirëpo retorika e presidentit Putin, del të ketë qenë një sinjal për një ofensivë të madhe në këtë drejtim, dhe e njëjta ka nxitur një fushatë të madhe kërcënimesh.

Pak kohë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa u vendosën sanksionet kundër një numri zyrtarësh shtetëror rus, që i takonin qarkut të brendshëm të Putinit, një transmetim direkt në televizionet shtetërore ruse sugjeronte se ato lista ishin nxitur nga ‘kolona e pestë’ që presidenti Putin kishte përmendur ditë më parë.

“Sipas mendimit tim, lista është krijuar në Moskë, nga inteligjenca e Kremlinit – njerëzit të cilët Putin i quajti të martën si ‘kolona e pestë’”, thotë Dmitry Kiselyov, që është në krye të agjencisë së riorganizuar të lajmeve Rossiya Segodnya, raporton RFE.