Shpëton Torres

Fernando Torres i shpëtoi suspendimit pas “gërvishtjes” së mbrojtësit të Tottenhamit, Jan Vertonghen në fundjavë. Sulmuesi i Chelseas rrezikoi të dënohej për deri katër ndeshje nëse do të konsiderohej ndëshkimi në bazë të xhirimeve televizive. Sulmuesi spanjoll u përjashtua në barazimin 1-1 me Tottenhamin të shtunën, por pasi pranoi dy kartonë të verdhë, dhe tani…

Sport

01/10/2013 16:26

Fernando Torres i shpëtoi suspendimit pas “gërvishtjes” së mbrojtësit të Tottenhamit, Jan Vertonghen në fundjavë.

Sulmuesi i Chelseas rrezikoi të dënohej për deri katër ndeshje nëse do të konsiderohej ndëshkimi në bazë të xhirimeve televizive.

Sulmuesi spanjoll u përjashtua në barazimin 1-1 me Tottenhamin të shtunën, por pasi pranoi dy kartonë të verdhë, dhe tani do të mungojë për vetëm një duel.

“Njëri prej gjyqtarëve të ndeshjes ishte dëshmitar i përplasjes mes futbollistëve, edhe pse jo në tërësi. Në këto rrethana, në lidhje me politikën e Federatës, nuk do të merren masa”, thuhej në komunikatën e publikuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës angleze të Futbollit (FA).