Shpëton shokun me një ‘puthje’ (Video)

Është momenti prekës kur një zog i vogël mundohet të shpëtojë jetën e mikut të tij duke u përpjekur ta risjellë në jetë pasi u përplas me një dritare.

Fun

27/02/2016 04:11

Fotoja e realizuar në Arabinë Saudite është postuar në LiveLeak nga personi që filmoi gjithë skenën. Njëri nga zogjtë, duke fluturuar u përplas me një dritare dhe u rrëzua në tokë pa shenja jete.

Miku tjetër i afrohet dhe nis të lëvizë rreth e qark tij duke e prekur vazhdimisht me sqep. Pas disa çastesh zogu i plagosur nis të përplasë krahët dhe të dy ngrihen në fluturim.

YouTube player