Shpëton foshnjen nga aksidenti, 11 vite më vonë ndodh e papritura (Foto)

Ta duash dhe të kujdesesh për një person të panjohur është e vështirë, por ta lësh pastaj të shkojë është edhe më e rëndë.

Lifestyle

25/09/2017 11:25

 

Duhet guxim i madh dhe një zemër e mirë që të rritë fëmijën e dikujt të panjohur. Sidoqoftë, kur vjen koha që fëmija të kthehet tek prindërit biologjikë, është thyese.

Kështu është historia e Bechan Miya nga Dharan, Sunsari në Nepal.

Shumë vite më parë, ai i shpëtoi jetën një foshnje gjashtë muajshe e cila kishte shpëtuar nga aksidenti me autobus.

Nëna e foshnjes kishte vdekur ndërkaq ai e pa se askush  nuk ishte aty për t’u kujdesur për fëmijën kështu që e mori dhe e rriti si të ishte fëmija i tij. Ai i dha të gjithë dashurinë dhe përkujdesjen e një babai të vërtetë, transmeton lajmi.net

Sidoqoftë, 11 vite më vonë, babai biologjik  po e kërkonte djaloshin. Ai tha se kishte dëgjuar se djali i tij ishte gjallë dhe do të donte ta merrte me vete. Bechan Miya, menjëherë u pajtua në ribashkimin e tyre. Ai tha ‘e pashë babain dhe djalin tim të ribashkohen dhe kjo mua më dha paqe.’

Kur babai biologjik deshti ta paguajë Bechan për të gjitha shpenzimet që kishte bërë djali i tij gjatë këtyre viteve, ai refuzoi.

Bechan e falënderoi dhe i tha ‘Shiko zotëri, jam i kënaqur që tashmë ju të dy jeni bashkuar dhe tani mund të vdes në paqe. Por unë nuk mund të pranoj asgjë nga ju sepse ai u bë edhe djali im. Unë vetëm dëshiroj që ti të kujdesesh mirë për të tani. Kjo për mua mjafton.’ /Lajmi.net/