Shpëton edhe pse kishte në sy një gozhdë 7 centimetra (Foto)

Doktorët kishin frikë të ndërhynin për të hequr gozhdën nga syri i të riut meqë dyshonin se mundë t’i lëshohej gjakderdhja, megjithatë dy muaj pas ndërhyrjes tani ai mundë të sheh.

Bota

19/05/2015 16:21

Një njëzeteshtatë vjeçar ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Masaqusetes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që në syrin e tij të djathtë ishte ngulur një gozhdë, por pas tetë javësh trajtimi në këtë spital të riut me profesion kopshtar i është kthyer shikimi.

Sipas doktorëve të spitalit kryesor në Masaqusets të SHBA-ve, gozhda e ngulur në syrin e të riut nuk kishte shkaktuar dëmtime të përhershme edhe pse për vetëm disa milimetra nuk kishte prekur trurin e pacientit, transmeton lajmi.net.

Doktorët kishin përdorur një teknikë të re të skanimit ku ishte vërejtur me saktësi milimetrike vendndodhja e gozhdës gjë që kishte mundësuar nxjerrjen e saj pa asnjë dëmtim nga syri i pacientit.

syni 2

Neokirurgu, Dr. Wael Assad që kishte kryer ndërhyrjen kirurgjike tha që ka qenë një ndërhyrje delikate pasi që e gjitha që shihej me sy në këtë rast ishte fundi i gozhdës.

“Gozhda ishte sikur një digë, që po ta heqim kishim frikë që do të fillonte gjakderdhja”

syni 3

Dr. Assad që ishte marrë me këtë rast tha që është i shqetësuar për kujdesin që njerëzit bëjë për sytë e tyre gjatë kohës kur punojnë. (lajmi.net)