Shpëton Di Maria

Real Madrid nuk do të marrë masa kundër Angel Di Marias pas reagimit të tij në fitoren ndaj Celta Vigos të hënën në kuadër të La Ligës. Reprezentuesi argjentinas e vuri veten në telashe pasi kapi organin gjenital derisa ishte duke dalë nga fusha si i zëvendësuar, edhe pse u arsyetua duke thënë se veprimi…

Sport

09/01/2014 13:34

Real Madrid nuk do të marrë masa kundër Angel Di Marias pas reagimit të tij në fitoren ndaj Celta Vigos të hënën në kuadër të La Ligës.

Reprezentuesi argjentinas e vuri veten në telashe pasi kapi organin gjenital derisa ishte duke dalë nga fusha si i zëvendësuar, edhe pse u arsyetua duke thënë se veprimi i tij nuk ishte reagim ndaj tifozëve në tribuna.

Klubi e hetoi rastin dhe në fund vendosi të mos e ndëshkojë futbollistin.

“Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të konkluduar se Di Maria bëri gjest ofendues ndaj tifozëve”, thuhej në komunikatën e publikuar nga gjiganti madrilen.