Shpëton Berisha

Portieri Etrit Berisha nuk do të dënohet. Rasti rreth nënshkrimit të tij të dyfishtë për Chievon e më pas Lazion, është arkivuar nga UEFA.

Sport

21/10/2014 10:50

Etrit Berisha dhe Lazio mund të marrin frymë më lirshëm.

Sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”, UEFA ka vendosur të arkivojë rastin në lidhje me nënshkrimin e dyfishtë të portierit shqiptar me klubin romak dhe Chievon.

Edhe pse vazhdimisht qarkulluan njoftime se reprezentuesi shqiptar mund të dënohet me deri në gjashtë muaj moslojë, rasti është mbyllur dhe Berisha mund të jetë i qetë, tek skuadra e tij nga Olimpico, edhe pse Chievo ka insistuar se edhe ata kishin nënshkrimin e portierit, që kishte pranuar të vinte në Bentegodi, para se të përfundontë në kryeqytetin e Italisë.