Shpëton aligatorin nga sulmi i pitonit gjigant (Video)

Jack Hubbard i Lakeland dhe shoku i tij, Mike Kimmel nga Indiantown, shpëtuan një alligator në Everglades nga një piton sulmues.

Fun

18/06/2018 20:39

Hubbard ndau videon e shpëtimit me Fox 13, ku shihet burri i cili e ka kapur pitonin dhe aligatorin dhe i nxjerr nga lumi, pastaj duke e liruar aligatorin nga pitoni gjigant, transmeton lajmi.net.

“Kur u afruam mund të themi se po sulmonte një alligator”, tha Hubbard. “Alligator ishte pothuajse i vdekur.”


Kimmel rrëmbeu gjarpërin dhe kjo shkaktoi që aligatori të lirohej nga trupi i gjarprit, duke i shpëtuar jetën.

Pitonët janë një specie invazive në Everglades dhe Hubbard dhe Kimmel po marrin pjesë në një projekt për të ndihmuar në heqjen e gjarpërinjve nga zona. Pitonët kanë shkatërruar burimet e ushqimit për grabitqarët e pranishëm në Everglades.

“Pitonët nuk do të largohen kurrë, por shpresojmë se përpjekjet tona në heqjen e disa prej këtyre pitonëve do të ndihmojnë popullsinë të stabilizohet pak për kafshët e tjera që janë atje”, tha Hubbard. /Lajmi.net/