Shpëtoi macen në Kosovë, rrezikon burgun

Ushtarja italiane e shpëtoi një mace gjatë punës që bënte në KFOR-in italian. Tash i kanë dalë probleme. Eprori e akuzoi se shpërfilli urdhrat. Ajo arsyetohet se shpëtoi shpirtra.

Lajme

23/12/2013 08:25

Barbara Balanzoni, një rezerviste italiane që ka shërbyer në Kosovë me trupat paqeruajtëse italiane si mjeke, akuzohet për mosbindje.

Një çështje që do të ngritet në Parlamentin Italian rreth rastit të një oficereje ushtarake e cila u dërgua në gjyq javën e kaluar për shkak se i shpëtoi jetën një maceje

Balanzoni, e cila është kthyer në punën e saj civile si anesteziologe në Tuscany, është akuzuar për mosbindje. Ajo u ngarkua me këtë akuzë kur po shërbente në një bazë ushtarake të NATO’s në Kosovë, raporton The Guardian.

Thuhet se, duke u kujdesur për macen, Balanzoni shpërfilli një urdhër të lëshuar nga zyrtari i saj komandues në maj të vitit 2012 në bazën ushtarake që ndalon “sjelljen ose mbajtjen në kamp të kafshëve të egra, të humbura apo të pashoqëruara”. Ajo përballet me së paku një vit burg ushtarak.

Balanzoni ka thënë për The Guardian se ka ndërhyrë pasi ka marrë një thirrje në infermieri nga personeli ushtarak, që ishin të alarmuar nga zhurma që bënte macja. Ajo tha se macja- të cilën e kishte emëruar “Agata”, jetoi normalisht në kulmin e një kasolleje.

“Ka plot mace në bazë. Në teori, ato janë të humbura, por në praktikë ato i përkasin atij vendi”, tha ajo.

Balanzoni tha se zyrtari veterinar ishte në Itali kur ajo mori thirrjen. “Larg nga mosbindja ndaj urdhrave, unë kam ndjekur rregullat ushtarake, të cilat thonë se në mungesë të një veterinari  mjeku duhet të ndërhyjë”.

Ajo tha se e ka gjetur macen kur ajo e kishte të pamundur për ta ushqyer kotelen dhe po shkonte drejt vdekjes së sigurt. “Nëse macja do të vdiste, e tërë hapësira do të duhej të dezinfektohej. Për më tepër, kotelet e mbijetuara nuk do të mund të ushqeheshin. Në këtë mënyrë edhe ato do të vdisnin dhe kështu do të krijohej një problem edhe më I madh shëndetësor”.

Gjykimi i Balanzonit duhet të fillojë më 7 shkurt në Romë. Rasti I saj është dërguar në Asociacionin më të vjetër Italian të mbrojtjes së kafshëve, dhe një pyetje për Ministrin e Mbrojtjes do të ngritet në Senat, dhoma e lartë e legjislaturës, kur të mblidhet Parlamenti pas pushimit të Krishtlindjeve.