Shpëtohen 3 fëmijë nga zjarri në Kamëz (Video)

Zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në televizorin e katit të parë të një banese dy katëshe, ka rrezikuar jetën e tre fëmijëve në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Lajme

23/09/2017 12:42

Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrkës në momentin që kanë dëgjuar thirrjen për ndihmë të fëmijëve. Këta të fundit nuk arrinin të dilnin nga banesa për shkak se dera ishte bllokuar.

Shërbimi zjarríkës që ndodhet i stacionuar në Kodër Institut është nisur menjëherë. Falë ndërhyrjes në kohë dhe shpejtësisë së veprimeve të efektivëve, janë arritur të nxirren nga banesa pa dëmtime tre fëmijët me iniciale A.H 3 vjeç, A.H 12 vjeç dhe 15-vjeçarja me iniciale E.H.

Tvklan.al sjell pamje nga banesa dy katëshe në Kamëz që u përfshi nga zjarri.

YouTube player